Barcelona fiton me lehtësi ndaj La Corunas, Raphinha shënon hat-trik

- Advertisement -

Barcelona e ka shënuar edhe fitoren e radhës në La Liga, duke e shfrytëzuar në maksimum humbjen e djeshme të Real Madridit.

Katalonasit triumfuan lehtësisht 1:5 në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ishte Lamine Yamal i cili kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Pierre-Emerick Aubameyang barazoi shifrat në minutën e nëntë, para se Dani Olmo të rikthente epërsinë e Barcelonës, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte spektakël i gjithi për Raphinhan, i cili shënoi për 1:3 qysh në minutën e 50-të.

Në minutën e 83-të, Raphinha realizoi për 1:4, ndërsa hat-trikun e kompletoi në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë sesa Atletico Madridi dhe gjashtë më shumë sesa Real Madridi.

Në anën tjetër, Deportivo La Coruna mbetet me 15 pikë në vendin e 13-të.

Të ngjashme

Të fundit