Kosova përballet sot me Maltën, miqësorja e parë në këtë grumbullim

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zhvillon sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të nëntorit, ku përballë do ta ketë Maltën.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, në National Football Centre në Maltë, ku Dardanet do të kërkojnë një paraqitje pozitive në këtë përballje ndërkombëtare.

Përzgjedhësja e Kosovës, Sanije Krasniqi, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për këtë grumbullim, i cili përfshin dy ndeshje miqësore. Pas përballjes me Maltën, Kosova do të luajë edhe kundër Izraelit, më 2 dhjetor, nga ora 14:00.

Edhe për Maltën, kjo periudhë shërben si përgatitje për Ligën e Kombeve të UEFA-s për vitin 2027. Përzgjedhësja Manuela Tesse ka ftuar 27 futbolliste për këtë dritare ndërkombëtare, ku përveç Kosovës, Malta do të përballet edhe me Izraelin më 5 dhjetor.

Për Dardanet, sfida e sotme paraqet një mundësi për të vazhduar punën dhe për të fituar përvojë përpara angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit