Mbyllet pa fitues dhe pa gola derbi mes Gjilanit dhe Dritës

- Advertisement -

Nuk ka fitues në derbin e madh të Anamoravës.

Gjilani dhe Drita barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky rezultat nuk i konvenoi asnjërës skuadër drejt objektivave të tyre.

Me këtë barazim, Drita tani shkon në 28 pikë dhe është shtatë pikë prapa Prishtinës që prin dhe që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Gjilani shkon në 23 pikë dhe zë vendin e katërt.

Të ngjashme

Të fundit