15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Barça nuk e diskuton kualifikimin

- Advertisement -

Barcelona ka mposhtur Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona” me shifrat 4-2. Një fitore që i jep kualifikimin për në fazën tjetër skuadrës së Xavi Hernandez, e cila do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Europa League.

Jordi Alba 9’, De Jong’ 14, Pique 45’ dhe Aubameyang 59’ do t’i jepnin fitoren blaugranave përballë Napolit i cili ishte i pafushiqshëm. Për napolitanët  shënoi me penallti Insigne 23’, ndërsa Politano 87’

Takimi i parë mes skuadrës italiane dhe katalanasve ishte mbyllur në barazim 1-1.

Betis arrin gjithashtu të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi takimi i ditës së sotme u mbyll në “paqe” me Zenit. Kualifikohet në bazë të rezultatit të përballjes së parë mes tyre, me takimin e parë që kishte përfunduar me shifrat 3-2 për Betis.

Një biletë për në turin tjetër të këtij kompeticioni e siguroi edhe skuadra e Rangers e cila arriti të bentë siç duhet detyrat ndaj skuadrës gjermane të Borussia Dortmund. Takimi i ditës së sotme mes tyre u mbyll në barazim 2-2, ndërsa takimin e parë e kishte fituar skuadra e Rangers me shifrat 4-2.

Skuadra e fundit që vazhdon rrugëtimin e saj në Europa League duhet të vendoset pas kohës shtesë, mes Sheriff Tiraspol dhe Braga, pasi sfida e sotme u mbyll me shifrat 2-0 në favor të Braga ndërsa takimi i parë ka përfusnuar po 2-0 në ffavor të skuadrës Moldave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit