10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Bahtiri me teori për idenë e Ramës për shtetin Bektashi: Ky plan u përgatit nga Vuçiq, për të legjitimuar ndarjen e Veriut të Kosovës

- Advertisement -

Ish-Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka dalë me një teori në lidhje me idenë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, për entitetin sovran Bektashi.

Sipas Bahtirit krejt ky plan u realizua nga hiç më pak se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ky plan, i përgatitur nga Vuçiq, kërkon të përdorë Ramën për të legjitimuar ndarjen e Veriut të Kosovës, ku Kisha Serbe do të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e nacionalizmit serb. Veprimet e Ramës rrezikojnë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, dhe çdo përpjekje për të fragmentuar territoret tona do të përballet me rezistencë të fortë.” – ka shkruar ndër të tjera Bahtiri.

E plotë:

SA HERË QË EDI RAMA TAKOHET ME VUÇIQIN, SJELLIN IDE TË REJA PËR COPËTIMIN E VERIUT❌

Rama synon të krijojë një shtet Bektashi brenda Shqipërisë, gjë që i jep mundësi Vuçiqit të bëjë të njëjtën gjë duke futur Kishën Serbe si shtet brenda Kosovës.

Ky plan, i përgatitur nga Vuçiq, kërkon të përdorë Ramën për të legjitimuar ndarjen e Veriut të Kosovës, ku Kisha Serbe do të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e nacionalizmit serb. Veprimet e Ramës rrezikojnë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, dhe çdo përpjekje për të fragmentuar territoret tona do të përballet me rezistencë të fortë.

Mitrovica dhe Veriu i Kosovës nuk janë pazar politik as për Ramën, as për Vuçiqin.

Të përpiqesh të luash me të ardhmen e Kosovës për të kënaqur ambiciet personale apo për të ruajtur “miqësi” të dyshimta, është një tradhti ndaj gjakut të dëshmorëve dhe dinjitetit të kombit tonë. Edi Rama duhet ta dijë se nuk ka as mandatin dhe as të drejtën të bëjë pazar me Kosovën dhe me të ardhmen tonë!

Ky plan do të mbetet një ëndërr e parealizuar e Vuçiqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit