10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Asnjë njohje, por Gërvalla me kabinet nuk po zbresin prej aeroplanit: Rreth 70 mijë euro janë shpenzuar për bileta e 48 mijë euro për meditje

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla, për shtatë muaj nga buxheti i shtetit, ka shpenzuar afro 70 mijë euro vetëm për bileta. Ndërsa, 48 mijë tjera për mëditje të udhëtimit. Për të gjitha këto janë siguruar shpenzimet e këtij dikasteri, pas ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Në fund të muajit gusht, siç raporton Gazeta Insjaderi ka kërkuar nga MPJD, shpenzimet për dreka, udhëtime, akomodim dhe të tjera.

Por, që kjo ministri kishte hezituar të jap qasje. Insajderi, ishte drejtuar me ankesë në AIP, dhe ministria pas kësaj në muajin nëntor, vendosi që të dërgoj këto shpenzime.

Sa harxhoi Ministrja bashkë me kabinetin e saj për bileta, akomodim dhe mëditje?

Ministria që nuk solli asnjë njohje, udhëtimet si duket i ka të shumta. Për vetëm shtatë muaj, nga janari i këtij viti deri në korrik, për bileta janë dhënë afro 70 mijë euro.

Gërvalla që qëndron në krye të MPJD-së, nën këtë arsyetim, shpenzoi 11 mijë e 924 euro.

Pas saj listën e kryeson zëvendësministrja e MPJD’së, Liza Gashi, e cila shpenzoi mbi 9 mijë euro.

Ndërkaq zv-ministri, Kreshnik Ahmeti, harxhoi 6 mijë euro për bileta.

Akomodimi dhe mëditja e udhëtimeve

Nga buxheti i shtetit, mijëra euro shkuan edhe për mëditje gjatë udhëtimit, dhe akomodim. 48 mijë euro u dhanë për mëditje dhe 35 mijë euro për akomodim.

Kryedilpomatja, Donika Gërvalla, për mëditje ka marrë 4 mijë e 705 euro dhe për akomodim 6 mijë e 876 euro.

Ndërsa zv-ministrja, Liza Gashi, për mëditje ia kaloi ministres, duke u paguar 5 mijë euro, por që për akomodim del se shpenzoi vetëm 243 euro.

I treti në listë për nga shpenzimet qëndron zëvendësministri Ahmeti.

Ai për mëditje ka marrë 4 mijë euro dhe për akomodim 3 mijë 767 euro.

Dreka, derivate, shpenzime telekomunikime – Pjesa tjetër e shpenzimeve

Në anën tjetër, nga buxheti para shkuan edhe për derivate, telefona dhe dreka zyrtare.

Vetëm ministrja për dreka zyrtare brenda vendit shpenzoi 4500 euro dhe 1 700 euro për dreka jashtë vendit.

Gërvalla edhe për shpenzime të telekomunikimit ka harxhuar 255 euro dhe 1 mijë euro të tjera për derivate.

Për derivate edhe zv minsitri Gashi, shpenzoi 1 mijë euro dhe Ahmeti 550 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit