Ish-luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj, ka folur rreth shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me gjithsejt 81 vjet burgim.
Gjocaj tha se kjo gjykatë është për të kënaqur apetitet e Rusisë.
Ai theksoi se kjo gjykatë nuk duhet të lejohet më kështu.
“Ka edhe shumë e shumë njerëz të tjerë që janë në listë të cilëve do t’u shkojnë ftesat tani dhe unë guxoj, e kam thënë edhe në një video private sot nuk më intereson se çka mund të pasoj për këtë që them tani, por unë guxoj t’u them: Asnjë person tjetër kur merr ftesë nga kjo gjykatë të mos i respektoj'”, deklaroi Gjocaj në Klan Kosova.





