15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Ashton vjen në Kosovë: Duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara dhe të ketë normailizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në konferencën e Grupit për Ballkan, baronesha Ashton e cila ka qenë ndërmjetësuese e dialogut më herët, ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur në këtë proces.

Ajo ka thënë se negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.

Në anën tjetër, ambasadori Philp Reeker, ish zyrtar i lartë i ShBA-ve, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t’i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit