Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai tha se nesër në bankën e të akuzuarve është edhe personi që e shpalli pavarësinë e Kosovës.
“Nesër para bankës që të akuzuarve është personi që e ka shpallur pavarësinë. Pse? Në një moment ai njeri ka vendosur me ju fut një lufte që nuk ka besuar që nuk ka besuar që mund ta bëjë realitet që mund ta largojë Serbinë nga Kosova. Unë i kam pas 27 vjet, Hashimi 29, Kadria 29, me Rexhën bashkëmoshatarë”, ka thënë ai. /Gazeta Express






