16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Arsenali në formë fantastike, mposht me rezultat “tenistik” Sevillan (Video)

- Advertisement -

Arsenali i Artetas këtë prag  sezoni, duket si Arsenali më i mirë i Arsen Wegner. “Topçinjtë” kanë mundur ditën e sotme skuadrën spanjolle të Sevillas me rezultatin e thellë 6-0, në kuadër të “Emirates Cup”.

Gabriel Jesus vazhdon të shkëlqejë dhe duket se tek Arsenali ka gjetur habitatin e tij, duke shënuar një tregolësh.

Brazilianii po tregon një formë të lartë në këtë parasezon, ndërsa pritet të shihet nëse kjo formë do të vazhdojë edhe gjatë sezonit.

Bukayo Saka gjithashtu duket se tanimë është kthyer në një titullar të padiskuteshëm për Artetan dhe ndaj Sevillas shënoi një dopietë. Golin e gjashtë dhe të fundit e shënoi talenti Nketiah.

Sezoni i ri i Premier League fillon me 5 gusht dhe Arsenali do ta nisë në transfertë me Crystal Palace.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit