11.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Kurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sopaj nga Malisheva, e cila humbi dy anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë me ta për humbjen tragjike.

Telegrami i plotë i kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Sopaj,

Me trishtim e pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të familjarëve tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh

ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe. Fëmijëve të lënduar

u dëshiroj shërim të shpejtë dhe uroj që të tejkalojnë sa më lehtë pasojat e aksidentit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën

për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit.

Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie.

Me nderime,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit