16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Ali Ahmeti pasi u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës: Këtë nder e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi patriotë

- Advertisement -

Ali Ahmeti tha në fjalën e tij se titullin si “qytetar nderi” i Tiranës e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e tij dhe me të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për flamurin e për gjuhën shqipe.

Ahmeti ka kujtuar vështirësitë e të kaluarës së shqiptarëve në Kosovë e në Maqedoninë e veriut dhe tha se është falënderues që Shqipëria “edhe pse e varfër i ka mbajtur ngrohtë shqiptarët”. Gjithashtu ai tha se tashmë shumë gjëra janë lehtësuar e madje ai mund të gjobitet nëse në Maqedoninë e veriut në zyrën e tij nuk mban flamurin, njësoj siç e mban edhe kryeministri në Shqipëri.

“Unë do doja t’ju falënderojë, por një fjalë një plak i urtë na tha “Mos e falenderoni njëri-tjetrin se të gjithë keni punuar në arrën tuaj, vetëm puna e mbarë t thuhet për të gjitha punët kur bëhen”. Mirëpo vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e krypë e zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, por janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues.

Unë e kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare. Nuk kam asnjë rezervë. Rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës. Shqiptarët që morën pjesë në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgje dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme.

Sot Skënderbeun ju e keni në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër. Ju keni flamurin kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin shqiptar në zyrën time, 5000 euro është gjoba. Kemi edhe shumë punë për të bërë. Unë ju falënderoje nga zemra, për mbështetjen dhe përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar.

Tiranën unë e njoh të 1991, por të 2024 nuk e njoh, humbëm nëpër Tiranë. Ju falënderoj për këtë nder dhe Erion do përpiqem të jem një qytetar i denjë. Unë këtë nder e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët të burgosurit politik në shtetin tim dhe në Kosovë. E ndaj me 3000 të vrarë që kam në vendin tim, që për këtë flamur janë vrarë, për këtë gjuhë janë vrarë. Ju më keni nderuar. Ju falënderoj shumë, suksese paçi në të gjithë fushëvepritmaritë e jetës”,-tha Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit