16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Arsenali i gatshëm për t’i ofruar kontratë të re Granit Xhakës

- Advertisement -

Arsenali raportohet se është i vendosur për të nisur bisedimet me Granit Xhakën për rinovim të kontratës gjatë këtij viti.

Mesfushori nga Kosova vlerësohet si një nga futbollistët kryesorë të Arsenalit. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në çdo ndeshje në Premierligë këtë sezon.

Xhaka po luan rol kyç te skuadra e Mikel Artetas, teksa deri më tani ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 2 asistime.

Dhe, paraqitjet e mira të 30-vjeçari në fillim të këtij sezoni pritet të shpërblehen nga “Topçinjtë”.

Sipas “Football Insider”, Arsenali po planifikon të nisë bisedimet me reprezentuesin e Zvicrës rreth kontratës së re këtë vit.

Kjo shihet si një “surprizë e këndshme” për shkak të moshës, historisë dhe raporteve të mëparshme të lojtarit me tifozët.

Sidoqoftë, raportet mes tyre janë rregulluar krejtësisht këtë sezon – derisa tifozët po këndojnë edhe këngë për Xhakën.

Kontrata aktuale e Granit Xhakës me klubin nga Londra skadon më 30 qershor 2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit