Arifi: Zgjedhja e presidentit nuk zgjidh asgjë, më mirë të shkohet në zgjedhje

- Advertisement -

Analisti Dritëro Arifi ka deklaruar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova se zgjidhja e situatës aktuale politike në Kosovë nuk mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjes së presidentit.

Sipas Arifit, bisedimet politike duhet të orientohen drejt një bashkëqeverisjeje, e cila, sipas tij, do të mundësonte ndryshimin e mënyrës së qeverisjes në vend.

“Logjika do duhej të transformonte bisedimet. Ajo do të ishte që ne po vijmë vetëm nëse kemi bashkëqeverisje, që ta ndryshojmë këtë jopolitikbërje që gjashtë vite që po ndodh në Kosovë”, tha ai.

Arifi ka vlerësuar se alternativë më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje, sesa siç u shpreh ai, të kërkohet pozita e presidentit.

Prandaj, vetëm pozita, vetëm zgjedhja e një presidenti nuk zgjidh asgjë. Për mua është më mirë të shkohet në zgjedhje sesa të kërkohet pozita e një presidenti. Edhe nëse Vetëvendosja voton cilindo kandidat të opozitës, do të ishte prapë humbje kohe. Do të vinim prapë te pika A dhe kështu me radhë. Pra, nuk ka zgjidhje në këto momente, nuk ka zgjidhje për Kosovën”, deklaroi Arifi.

Të ngjashme

Të fundit