20.4 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Apeli kthen në rigjykim rastin e ministres Haxhiu e të tjerëve, lidhur me gazin lotësjellës në Kuvend

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e kthyer në rigjykim rastin ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputeteve Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016. Raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili rezulton të jetë marrë më 14 tetor 2022, thuhet se Apeli ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe çështja kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i ka liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish deputetet Donika Kdaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”

Mirëpo kundër këtij vendimi kishte apeluar Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte parashtruar ankesë, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, për shkak të shkeljes së ligjit penal dhe për shkak të vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.

Përgjigje në ankesë kishte paraqitur mbrojtësi i të pandehurit Pal Lekaj, avokati Arianit Koci, ndërsa prokurori i Prokurorisë së Apelit kishte propozuar që ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të aprovohet si e bazuar dhe që aktgjykimi i shkallës së parë të prishet dhe lënda të kthehet në rigjykim dhe vendsoje.

Në vendim, thuhet se Gjykata e Apelit pas vlerësimit të pretendimeve ankimore ka gjetur se ankesa e prokurorit është e bazuar, për shkak se aktgjykimi i atakuar është i përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, arsyetimi i aktgjykimit është kundërthënës me vetveten dhe nuk është dhënë analiza dhe vlerësimi i qartë i fakteve vendimtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit