15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Tajlanda do rikriminalizojë kanabisin dy vjet pasi e legalizoi për përdorim rekreativ

- Advertisement -

Tajlanda do ta rikthejë kanabisin si lëndë narkotike deri në fund të vitit, ka thënë kryeministri i saj të martën, duke paraqitur një kthesë të çuditshme vetëm dy vjet pasi u bë një nga vendet e para në Azi që dekriminalizoi përdorimin e tij rekreativ.

Lëvizjet vijnë pavarësisht rritjes së shpejtë të sektori vendas të shitjes me pakicë për marihuanën, me dhjetëra mijëra dyqane dhe biznese që u shfaqën në Tajlandë në dy vitet e fundit, në një industri që parashikohej të arrinte në 1.2 miliardë dollarë deri në vitin 2025, raporton Reuters.

“Dua që Ministria e Shëndetësisë të ndryshojë rregullat dhe të rirendisë kanabisin si një narkotik.

Ministria duhet të nxjerrë shpejt një rregull për të lejuar përdorimin e tij vetëm për qëllime shëndetësore dhe mjekësore”, ka thënë kryeministri Srettha Thavisin në platformën e mediave sociale X.

Kanabisi u dekriminalizua për përdorim mjekësor në vitin 2018 dhe për përdorim rekreativ në vitin 2022, nën një qeveri të mëparshme, por kritikët thonë se liberalizimi i tij u nxitua, duke shkaktuar konfuzion të madh rreth rregullave dhe rregulloreve.Srettha u zotua të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj drogave të paligjshme dhe urdhëroi autoritetet të japin rezultate dhe të tregojnë “progres të qartë” në 90 ditët e ardhshme.

“Droga është një problem që shkatërron të ardhmen e vendit, shumë të rinj janë të varur. Ne duhet të punojmë shpejt, të konfiskojmë asetet dhe të zgjerojmë trajtimin”, është shprehur ai. Nuk është bërë e qartë se kur kanabisi do të rilistohet si një lëndë narkotike ose çfarë procesesh duhet të zhvillohen fillimisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit