13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Plani i Dortmundit: T’i mbajë dy huazimet e përsosura të janarit

- Advertisement -

Borussia Dortmundi pa dyshim e ka fituar afatin kalimtar të janarit kur transferoi në formë huazimi ish-lojtarin e vet, Jadon Sanchon, dhe mbrojtësin e Chelseas, Ian Maatsen.

Që të dy kanë qenë pjesë vitale e arritjes së Bletave në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl, e ka shprehur interesimin që t’i transferojë që të dy.

“Ata janë në kontrata me klubet e tyre andaj kjo do të thotë që ne, në një kohë të caktuar, do të kontaktojmë me ta për ta parë nëse është e mundur apo jo [që t’i transferojmë]”, ka thënë Kehli për TNT Sports.

“E di që lojtarët janë të mirëseardhur te Dortmundi, dhe ndihen si në shtëpi, e posaçërisht Sanchoja i cili e njeh klubin tonë shumë mirë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit