Amerikani Chrishock nis detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje e Hercegovinën

- Advertisement -

Pas vendimit të Komitetit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) për të emëruar Louis J. Crishock si Përfaqësues të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, ai zyrtarisht mori detyrën sot nga ish-kreu i OHR-së, Christian Schmidt.

Dorëzimi i detyrës u bë sot, gjë që zyrtarisht nisi mandatin e Crishock në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR). Përfaqësuesi i Lartë i ri në detyrë mbajti një fjalim me këtë rast, duke shprehur mirënjohjen e tij për besimin që i dha Bordi i Drejtorëve të PIC.

“Ndihem i nderuar nga besimi që më është dhënë nga Komiteti Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes. Do ta zbatoj këtë mandat në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqen dhe kompetencat që i janë besuar Përfaqësuesit të Lartë”, deklaroi Crishock

Të ngjashme

Të fundit