12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Ambasadori amerikan takohet sot me kryetarët e komunave veriore

- Advertisement -

Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë sot (e hënë)  një takim me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.

Ndryshe, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, dje kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët  duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët paralajmërohet Qeveria e Kosovës që “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë tjetër për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Deklarata gjithashtu theksoi nevojën që kryetarët e zgjedhur të komunave të demonstrojnë përgjegjësi dhe përkushtim për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve.

Aty paralajmërohen palët kundër çdo kërcënimi ose veprimi që mund të rrezikonte një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe potencialisht përshkallëzimin e tensioneve ose nxitjen e konfliktit.

Siguria dhe mirëqenia e civilëve, policëve, si dhe anëtarëve të misioneve të EULEX-it dhe KFOR-it, u theksuan si shqetësime të veçanta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit