16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Grenell fton Vuçiqin që të bëhet me Perëndimin, jo me Rusinë e Kinën

- Advertisement -

Ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vazhdën e zhvillimeve të fundit në veri, i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandë Vuçiq, që të rreshtohet me Perëndimin dhe të distancohet nga Rusia apo Kina.

Në një ‘re-tweet’ të gazetarit Berat Buzhala i cili bën thirrje mes tjerash që kritikat e eurodeputetes Viola von Cramon të merren seriozisht, ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se “Kur humb Violën e di që ke një problem të madh”. Aty Grenell ka etiketuar edhe kryeministrin Kurti.

Grenell i bëri thirrje presidentit Vuçiq që të tregojë përmbajtje maksimale në këtë situatë dhe të rreshtohet me Perëndimin.

“I bëj thirrje qeverisë së Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit (siç bëra personalisht këtë javë) të tregojnë përmbajtje maksimale. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin, jo me Rusinë apo Kinën. Lutemi për paqe në veri të Kosovës”, – ka thënë Grenell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit