Në takimin e 301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), kryesuesi Arian Gashi ka njoftuar se prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë dorëqheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.
“…nuk e kosderoj të arsyeshëm të vazhdoj ku qëndrimi profesional për vlerësimin është në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Komisionit”, citoi Gashi të ketë thënë Lumezi në letrën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gashi njoftoi se në takimet e radhës do të caktohet anëtari i nevojshëm në këtë Komision.
Këshilli pas pauzës ka vazhduar takimin me dyer të mbyllura për trajtimin e rasteve disiplinore dhe atë të vlerësimit të performancës./BetimipërDrejtësi/






