Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin e institucioneve dhe posteve të tjera publike në Kosovë, duke vlerësuar se aktualisht legjitimitet të plotë politik kanë vetëm kryetarët e komunave dhe asambletë komunale.

Sipas Limajt, këto institucione kanë dalë drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve dhe, për rrjedhojë, janë të vetmet që gëzojnë legjitimitet të qartë nga procesi zgjedhor.

“Me legjitimitet në Kosovë sot janë vetëm kryetarët e komunave dhe asambletë komunale. Të gjitha postet e tjera janë pa legjitimitet”, ka thënë Limaj për IndeksOnline, duke iu referuar situatës aktuale institucionale në vend.

Deklarata e kreut të Nismës vjen në një kohë kur debati politik në Kosovë është përqendruar te funksionimi i institucioneve, mandati i tyre dhe mënyra se si sigurohet legjitimiteti politik për organet qendrore.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po bëjnë thirrje të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar Kurtin se po shkelë Kushtetutën.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, kanë arritur pajtueshmëri për kandidaturën e Bekim Sejdiut, për president, por që ky propozim është refuzuar nga gjashtë deputetë të LDK-së.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është mbajtë më 6 gusht, por që është ndërprerë pasi kryetari i Vetëvnedosjes, Albin Kurti ka kërkuar kohë shtesë për diskutime mes partive.

Të ngjashme

Të fundit