22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Alban Hoxha flet për herë të parë për lidhjen e tij me Çiljetën

- Advertisement -

Portieri i njohur Alban Hoxha ka folur sot për raportin që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, por si gjithmonë, i rezervuar, pasi çifti nuk dëshiron që të ndajë detaje nga jeta personale me publikun.

Teksa ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Wake Up’, Albani tha: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun. Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulliqë i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.

Çiljeta dhe Albani janë prej disa kohësh në një lidhje mes tyre, që herë pas here ka pasur dhe krizat e saj, por duket se tani marrëdhënia mes të dyve është bërë më serioze, dhe ata kanë nisur dhe jetesën së bashku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit