Arton Demhasaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur Albin Kurtin e Vetëvendosjes “përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej.”
Kjo pas një pjesëmarrje të tij të përbashkët me kryeministrin nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoskin, në një tubim partiak të formacionit politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, parti kjo që gëzon “bekimin” e Albin Kurtit për përfaqësues të shqiptarëve.
“Paska harruar kryeministri në detyrë se në stadium, kur maqedonasit bënin thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, Mickoski ishte aty — vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare!,” shkroi Demhasaj.
Postimi i plotë:
Kumbarët e koalicionit VLEN!
Paska harruar kryeministri në detyrë se në stadium, kur maqedonasit bënin thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, Mickoski ishte aty — vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare!
E rëndë kur buzëqesh me njeriun që e ka luftë të përditshme gjuhën shqipe në Maqedoni. Përnjëmend e rëndë, tragjedi në vete.
Do të mbahesh mend si përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej!
Mos lësho pe, kryeministër!






