Dy përballje shumë interesante sot në Superligë

- Advertisement -

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, KF Llapi do të jetë nikoqir i KF Dukagjini.

Aktualisht, llapjanët gjenden në zonën e barazhit me 39 pikë dhe kanë nevojë urgjente për fitore.

Në anën tjetër, edhe Dukagjini nuk i ka punët shumë më mirë, pasi ndodhet vetëm një pozitë më lart me dy pikë më shumë.

Ndërkohë, në Ferizaj, Ferizaj përballet me Malishevën.

Ferizaj gjendet në pozitën e shtatë me 34 pikë dhe ende nuk e ka siguruar mbijetesën, ndërsa Malisheva vazhdon luftën për të siguruar një vend në garat evropiane.

Aktualisht, malishevasit renditen në pozitën e tretë me 52 pikë të grumbulluara.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 16:00.

Të ngjashme

Të fundit