KQZ mbyll sot afatin për subjektet e reja politike

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbyll sot, më 10 maj në orën 24:00, afatin për certifikimin e subjekteve të reja politike që duan të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se partitë politike janë automatikisht të certifikuara me ligj.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur“, tha Elezi.

Deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve.

“Dorëzimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit të dhjetorit”, shtoi ai.

Deri tani, 22 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen, 9 të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrje dhe janë formuar 3 koalicione.

Të ngjashme

Të fundit