Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Takimi ka nisur nga ora 16:00.
Ende nuk dihen detajet e takimit e as nëse është arritur ndonjë marrëveshje pasi nuk ka pasur prononcim për media nga asnjëra palë.