Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Sami Lushtaku kishte tentuar t’ia pengonte eskortën.

Gjatë një vizite në Komogllavë të Ferizajt, ku ishte i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk merret me demonstrim force apo eskorta.

“Me do xhipa, anej e këndej. Ne në LDK s’dimë me bo ashtu. Çka dimë na është me ndërtu një vizion të qartë të Republikës”, deklaroi Abdixhiku.

Komenti i tij erdhi pas debatit publik të krijuar nga deklaratat e Kurtit lidhur me incidentin e pretenduar me eskortën e tij

Të ngjashme

Të fundit