Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur sërisht për bisedën me Milan Radojiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.
Ajo është pyetur nëse ka bërë vepër penale në lidhje me komunikimin e bërë me Radojiçiqin. Në RTK, Kusari-Lila ka pyetur se cili nen i Kodit Penal të Kosovës e thotë se komunikimi me Radojiçiqin është vepër penale.
“Cili nen i Kodit Penal të Kosovës e tregon që situata e tillë është vepër penale? A e kam inicuar unë komunikimin? A kam kontakte me personin në fjalë? A ka pasur marrëveshje me personin në fjalë?” – tha ajo.