A do t’ia jep z.Kurti Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

 

Vuçiqi në foltoren e OKB-së, me mendësinë e Millosheviqit. Po z.Kurti çfarë po bën? A do t’ia jep Serbisë mundësinë për ta rishkruar historinë e Kosovës, apo do të veprojë?
—

Vuçiqi foli për shkatërrimin e rendit ndërkombëtar, por natyrisht heshti për krimet e regjimit të Millosheviqit.
Foli për territore, por jo për Mladiqin, gjenocidin, njerëzit: të vrarët, të dëbuarit, të zhdukurit dhe familjet që ende presin drejtësi.

Kosova nuk ishte plaçkë territoriale e fuqive të mëdha.
Ishte një popull që përballej me zhdukje, me shtypje, dëbime masive dhe dhunë shtetërore.

Në këtë fjalim dëgjohet e njëjta mendësi politike që e çoi Serbinë drejt katastrofës nën Millosheviqin. E njëjtë mbetet edhe përpjekja për ta paraqitur Serbinë si viktimë dhe për t’ua fshirë viktimave të saj historinë.

Vuçiqi u çjerrë dhe është i investuar me krejt aparatusin e vet shtetëror që propaganda e Beogradit të marrë vulën e drejtësisë ndërkombëtare ndaj katërshës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup
Krasniqi dhe Regjep Selimi.

Po Albin Kurti çfarë po bën: a do t’ia jep Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?

*karikatura e Jeton Mikullovcit JEMI

Të ngjashme

Të fundit