Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në New York, është shprehur se ish-presidenti amerikan Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Rama ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kishin bërë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët nga Haga janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Fjalimin e Ramës e ka shpërndarë në profilin e tij edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.







