Gjysmëfinalja e kampionatit U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Brazil përfundoi në kaos në minutat shtesë të ndeshjes.
Pasi Mamore shënoi golin e tretë, një futbollist festoi përpara bankinës së skuadrës vendase, duke shkaktuar një përleshje masive.
Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u përfshinë në përleshje, ndërsa në drejtim të tyre u hodhën dhe objekte të ndryshme.
Për shkak të kaosit, gjyqtari nuk arriti të ndante kartonët e kuq në fushë, por më vonë i regjistroi përjashtimet në raportin zyrtar të ndeshjes.
Bilanci ishte i pabesueshëm: 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Kështu, u tejkalua rekordi i mëparshëm i Librit të Rekordeve Guinness, i cili ishte 36 përjashtime në një ndeshje.






