Ramadani: Kushtet e Policisë janë të mjerueshme, dorëheqja nuk mjafton

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime për kushtet e punës së Policisë së Kosovës, duke e cilësuar gjendjen me furnizimin me uniforma dhe pajisje operative si alarm për keqqeverisjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Përmes një postimi, Ramadani ka shpërndarë të dhëna të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), sipas të cilave, gjatë pesë viteve të fundit janë evidentuar vazhdimisht sfida në furnizimin e policëve me uniforma zyrtare dhe pajisje të nevojshme për punë.

Ai ka cituar përgjigjen e IPK-së për mediat, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar problemet që lidhen me furnizimin me pajisje, përfshirë jelekët mbrojtës antiplumb dhe helmetat.

“IPK gjatë pesë (5) viteve të fundit ka trajtuar sfidat lidhur me furnizimin me uniformë zyrtare dhe pajisjet tjera për nevoja operative policore, përfshirë jelekë mbrojtës (antiplumb), helmeta, etj.”, ka cituar Ramadani përgjigjen e Inspektoratit.

Sipas tij, të dhënat zyrtare të IPK-së tregojnë se në 14 inspektime të realizuara janë ngritur shqetësime dhe janë dhënë rekomandime për përmirësimin e gjendjes.

“Sipas të dhënave zyrtare të IPK-së, në 14 inspektime të realizuara janë ngritur shqetësime dhe janë rekomanduar ndërmarrje e veprimeve në përmirësimin e gjendjes me artikujt e përmendur”, thuhet në citimin e tij.

Ramadani ka kërkuar përgjegjësi për gjendjen e krijuar, duke theksuar se dorëheqja nuk është e mjaftueshme.

“Dorëheqja nuk mjafton!”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit