Barcelona ka siguruar vazhdimësinë e Raphinhës, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalunas deri më 30 qershor 2030.
Sulmuesi brazilian, 29-vjeçar, do të vazhdojë të jetë një prej liderëve të skuadrës së Hansi Flickut, pas një fillimi fantastik të sezonit.
Ai ka realizuar 19 gola në edicionin 2026/27, prej tyre 15 në La Liga dhe katër në Champions League.
Raphinha është gjithashtu braziliani i katërt me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës, me 190 ndeshje, si dhe golashënuesi i katërt më i mirë brazilian i klubit, me 94 gola.






