Fituesi i “Topit të Artë”, Harry Kane ka firmosur kontratë të re me Bayern Munchenin, ka njoftuar të enjten ekipi gjerman.
Me kontratën e re, sulmuesi anglez do të jetë pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2029 kurse klubit bavarez iu bashkua në vitin 2023.
Me fanellën e Bayernit, Kane ka fituar dy tituj kampioni, një kupë dhe dy Superkupa të Gjermanisë, duke regjistruar 156 gola në 161 paraqitje në të gjitha garat.
Pas firmosjes të kontratës së re, Kane është shprehur tejet i lumtur dhe ka thënë se synimi i tij është që të vazhdojë me suksese te Bayerni.
Kontrata paraprake i skadonte 33-vjeçarin verën e ardhshme kurse Kane mbetet lojtari më i paguar te Bayerni, ekip që iu bashkua nga Tottenhami.






