Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, është shprehur i ndëruar që ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.
Sadriu ka thënë se me “me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve.”
“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere. Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve.” – ka shkruar ai në Facebook.