Zjarri shkrumbon stallën në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore

- Advertisement -

Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.

“Brenda saj ndodheshin edhe dy kafshë shtëpiake, si dhe makineri të ndryshme bujqësore”, u tha në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk janë bërë të ditur shkaktarët e zjarrit.

Të ngjashme

Të fundit