Dardan Krasniqi ka kritikuar qëndrimet politike sipas tij, janë krijuar në shoqërinë kosovare përmes qëndrimeve të ndryshme ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se nuk pret rezultate konkrete nga njerëzit që dikur kanë kërkuar largimin e Thaçit, ndërsa sot mund të mbajnë qëndrime të tjera ndaj tij.
“Prej një njeriu që ka thënë ‘shko Hashim’, nuk pres produktivitet. Me thanë ‘hajde Hashim’, edhe çka i ka bo kjo politikë shoqnisë? I ka nda njerëzit politikisht. Ai që ka thanë ‘shko Hashim’, s’pres ‘hajde Hashim’, edhe nuk pres asgjë prej kësaj PDK-je , që njeriun që e ka shpallë pavarësinë, figuren e madhe të Hashim Thaçit e ka reduktu në lider politik të PDK-së. Ky është dëm i madh”, ka deklaruar Krasniqi në Politiko.






