Latifi: Ping-pong i çuditshëm me Ligjin, faji kryesor i mbetet PDK-së që nuk po tregon çfarë synon të bëjë me të

- Advertisement -

Profesori universitar Blerim Latifi, ka komentuar zvarritjen dhe paqartësitë rreth Ligjit për Specialen, duke thënë se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar i takon Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Latifi ka thënë në Pressing se iniciuesit e këtij ligji, gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së debatit, nuk kanë qenë të qartë me opinionin publik lidhur me atë se çfarë synojnë të bëjnë me të. Sipas tij, kjo ka krijuar një paqartësi të vazhdueshme rreth ligjit.

Ai ka vlerësuar se, nga zhvillimet e deritanishme, duket se ligji mund të asgjësohet dhe të nisë hartimi i një drafti të ri.

Për këtë situatë, Latifi tha; “mund te presim lojëra politike mes PDK dhe VV”.

Të ngjashme

Të fundit