Tre të mitur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy të mitur të tjerë dje pasdite në Podujevë.
Policia tha se të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje për 24 orë.
“Podujevë 09.10.2026 – 17:30-18:00. Raportohet se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Me këtë rast njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë






