9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Zgjohuni bashkëatdhetarë! Ju që me votën tuaj, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha, deputet i PDK-së

Bashkatdhetarët e ardhur për festat e fundvitit, ngecur midis barikadave që ka ngritur në njërën anë Vuçiq, bashkë me pritjet në kolona në pikëkalimet kufitare, dhe barrikadave të projektuara nga qeverija Kurti, përmes Ministrit Sveçla, si mungesa e pasaportave, që nuk mund ti faturohet mosdijes as mos eksperiencës!

Dorëheqja apo përzënja me demostrata, cila do të ishte më e merituara ndaj këtij sistemi komunisto-mashtrues?!

E para disa ditësh, në burgun e Serbisë u ekzekutua një bashkëatdhetarë, i cili u arrestua vetëm pse kapakun/hauben e makines, e kishte dekoruar me flamurin kombëtar shqiptar.
Ai, u vra edhe asnjë notë proteste nga qeveria, as nga Kurti e kabineti i tij, asnjë fjalë proteste as nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut!
Krejtë enturazhi shtetërorë u hesht në fshehjen e krimit të qeverisë Vuçiq.
Ndersa, i riu nga Komuna e Istogun bashkë me “shqiponjat” e tija u masakrua.

Ndërkohë, serbët bllokojnë Shtërpcën për një plagosje të lehtë, që me sa duket ka ndodhur në vetëmbrojtje nga Ushtari ndaj të cilit ishin vërsulur banorët serb, duke e ditur se është Ushtarë e djalë deshmori!?

Pda, denohen shqiptarët e gjallë me pasaporta, denohet me heshtje shtetrore i masakruari, edhe flasim për nacionalizmin e Albin Kurtit, icili shumë shpejt do të lexohet nga shqiptarët, në veçanti mergimtarët që me votën tyre, instaluat fallangën e Vuçiqit në Kosovë, dhe do marr çmimin ligjor tradicional e kushtetues !

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit