Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës

- Advertisement -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Tekonologjisë ka njoftuar se afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00.

Sipas njoftimit, aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani, për provim kanë aplikuar 4,650 nxënës. Ndërkohë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.

Ministria ka bërë të ditur se zgjatja e afatit është e nevojshme për t’u dhënë mundësi të gjithë kandidatëve potencialë të përfshihen në procesin e aplikimit.

Nxënësit që kanë të drejtë të hyjnë në Provimin e Maturës Shtetërore duhet të shfrytëzojnë afatin e zgjatur dhe të përfundojnë aplikimin brenda orarit të përcaktuar.

Të ngjashme

Të fundit