25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Zemaj: Kurti s’ka strategji për dialogun, në takimin në Bruksel u shkelën të gjitha zotimet

- Advertisement -

Takimin pa rezultat në Bruksel në kuadër të dialogut, e komentoi edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës të nivelit të kryenegociatorëve, në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

Zemaj në emisionin DPT te Fidani kritikoi fillimisht kryeministrin Albin Kurti.

“Z.Kurti i thirrur në popullizmin dhe demagjoninë me të cilën ka ardhur në pushtet sidomos me temën e dialogut, ose temën me të cilën ka negociu në dëm të Kosovës, gjithçka ka qenë në kundërshtim me atë që është thënë. Nuk ka pasur strategji për dialogun, dhe ka krijuar komplikime”, u shpreh Zemaj.

Zemaj ka folur edhe për kryenegociatorin Besnik Bislimi.

“Bislimi është i flijuar, është ai që ka thënë që në momentin që hapet tema e Asociacionit unë do të largohem nga dialogu, ai nuk është më i besueshëm – është demantuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Zemaj.

“Kjo është në dëm të Kosovës. Ai është Albin – Besniku është Albin. U shkelën të gjitha zotimet sot. Sot ke pasur takim trepalësh”, tha Zemaj tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit