Adem Grabovci në emisionin “Java” e ka vlerësuar lart ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se pa ta, gjithçka në vend ka degraduar.
“Pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin çdo send në këtë vend ka degradu. E them me shumë kënaqësi se Thaçi e përfaqëson historinë më të re të Kosovës, është përfaqësues që ka marrë vendimet më të vështira, por edhe më të suksesshme në historinë e Kosovës”, ka thënë Grabovci






