16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Zeka: Me 3 nëntor Kurti takohet me kancelarin gjerman, ose e nënshkruan Asociacionin ose shkon te shpia!

- Advertisement -

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka në emision N’pikë në DTV, thotë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka takim me kancelarin gjerman me 3 nëntor.

Sipas tij, këtë lajm ekskluziv ndoshta nuk e din as vet kryeminsitri Kurti.

“Me datën 3 nëntor, kancelari gjerman e takon Albin Kurtin, Vuçiqin dhe kryeministrin Edi Rama. E vetmja temë e diskutimit ka me qenë asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, shprehet Zeka.

Ai shton se Kurti është vet duke krijuar hallakama në Kosovë.

“Kurti përjetojke orgazmë kur thoshte Zajednica, Zajednica serbe, kurrë s’ka me u ba. E tash kur e thirri kancelari gjerman në Berlin edhe i thotë, plus tash që e ka një inati të jashtëzakonshëm, pas ie ka rrokë urrejtja e mbrendshme, pse Edi Rama me qenë në tavolinë, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk janë budallë. E dinë që qiky popull në fund të fundit, pjesa kryesore e këtij populli janë të orientuar kah Tirana”, thotë ndër tjera Zeka.

“Schulz ka me thënë se duhet me ba Asociacionin edhe pikë, dhe nuk e pyesin Albinin. Mos me ba Asociacioni ky shkon te shtëpia menjëherë. Me ba i humbë elektorati dhe qysh ka me dal ky me i thanë katunarve të mi në Obri…”, shprehet Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit