Kengetarja Rita Ora njihet tashmë për stilin e saj të vecantë.
Gjatë një postimi së fundmi në “Instagram”, 31-vjecarja ka ndarë me 16.1 milionë fansat e saj disa foto teksa shfaqet e veshur mjaft elegante dhe provokuese.
Ylli i pop-it dukej e jashtëzakonshme e veshur me një crop top xhins blu dhe një palë xhinse ne ngjyrë të verdhë mjaft ekstravagante të çara në pjesën e belit, duke nxjerr në pah trupin e saj të tonifiuar.
Rita kishte vendosur një makeup minimalist ndërsa flokët e saj bjonde i kishte stiluar me onde.
Gjatë një interviste pak ditë më parë , Rita foli për herë të parë për martesën e saj me regjizorin Taika waititi në fillim të kësaj vere. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se është shume e dashuruar me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.