Zeka: Kriza politike rrezikon investimet dhe rritjen ekonomike

- Advertisement -

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, paralajmëroi se bllokada politike po dëmton ekonominë.

“Sa herë kemi pasur ngërçe politike… kjo gjithmonë ka reflektuar në normën e rritjes ekonomike”, tha ai, duke përmendur vitet 2014, 2017 dhe 2019.

Ai shtoi se edhe 2026 pritet të ketë rritje më të ulët për shkak të krizës.

“Investitorët e huaj kanë nevojë për institucione stabile”, theksoi Zeka për Ekonomia Online, duke paralajmëruar se pasiguria politike dekurajon investimet.

Sipas tij, stabiliteti institucional është kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e kapitalit të huaj.

Të ngjashme

Të fundit