21.1 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Zëdhënësi i KE-së: Bashkimi Evropian, ka qenë i qartë si kristali me Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë

- Advertisement -

Markus Lammert, zëdhënësi i Komisionit Evropian, ka thënë se kanë qenë të qartë me Serbinë për marrëdhëniet që i ka me Rusinë.

Në një konferencë për media, ai foli kështu kur u pyet për takimin që pritet të ketë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 9 maj në Ditën e Fitores që shënohet në Rusi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Bashkimi Evropian, ka qenë i qartë si kristali me partnerët tanë, përfshirë Serbinë, përfshirë vendet kandidate siç është Serbia. Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë sikur një biznes i zakonshëm me regjimin e Putinit dhe në hijet e luftës së agresionit të pa-provokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Për momentin ne nuk mund të spekulojmë për pasojat e mundshme”, ka thënë Lammert.

Të ngjashme

Të fundit