Fondacioni Jahjaga ka organizuar aktivitetin për zbulimin e muralit “Çast”, në kuadër të nismës me të njëjtin emër. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se në muajt e fundit është kujtuar sakrifica e qytetarëve për çlirimin e vendit, ndërsa theksoi se murali nuk është vetëm një vepër artistike.
“Sot po zbulojmë këtë mural, i cili nuk është vetëm mural, por ka një domethënie të veçantë. Është një akt i dinjitetit, përgjegjësisë dhe i së vërtetës sonë”, deklaroi Jahjaga.







