Mbrojtësi Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.
Klubi mbretëror spanjoll ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Rudigerin.
33-vjeçari është te Madridi nga viti 2022. Më herët luajti për Chelsean, Romën dhe Stuttgartin.
Rudiger është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë.






